EAGLE SHIPPING është një kompani private e transportit e themeluar në Klinë, Kosovë më 29 Shkurt 2016 e cila ofron një gamë të plotë të Shërbimeve Kombëtare / Ndërkombëtare të Transportit, Logjistikës dhe sherbimeve te Portit.

Ideja e themelimit zyrtar të ndërmarrjes

ishte për faktin se ne për shumë vite para CEO i kompanies, Z. Endrit Gashi, ishte përfshire ne kete industri duke i ndihmuar miqtë e tij për të kontaktuar me kompani transporti dhe fabrika të ndryshme ndërkombëtare; kështu që në një mënyrë i ndihmonte ata në logjistikë. Poashtu si menaxher per prokurim te transportit intern mbrenda departamentit per prokurim dhe blerje ne DSG HOLDING. Pas nje kohe ai e kuptont që ekziston nevoja në tregun e Kosovës për të pasur një kompani profesionale të transportit e cila mund të lehtësojë punen shumë bizneseve në industrinë e transportit.

Duke ndërtuar një rrjet të qëndrueshëm

 

të partnerëve në mbarë botën gjatë gjithë pranisë sonë në industri, ne ju sjellim kombinimin optimal të kostos, shpejtësisë, sigurisë dhe cilësisë.

Kompania jonë është e specializuar në transportin detar, ajror dhe atë të brendshëm, si dhe shërbime logjistike dhe doganore. Megjithatë, ne nuk kufizohemi vetëm në funksione konvencionale të biznesit, por synojmë t’i përshtatemi nevojave tuaja specifike dhe të ofrojmë zgjidhje të shkëlqyera.

Personeli ynë shumë i trajnuar është prezent për t’ju ofruar ndihmë të shpejtë dhe alternativa te mira duke u mbështetur në filozofinë tonë të fortë të rrjetit te bashkpuntoreve. Ekspertiza dhe fleksibiliteti ynë i pakonkurueshëm së bashku me stafin tone te profesional e kanë bërë Eagle Shipping një lider në industri dhe partnerin ideal për ju.

Copyright © 2021, Egleshipping L.L.C  Developed ClickTeam